"Policia dyshon se bashkëshorti i ka hapur faqen false në TikTok Bedries", Lala: Xhemali kishte alibinë e gatshme
Janar 8, 2024
“Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i arrestuar i Bedrie Lokës që ka hapur faqen false në TikTok ku bullizohej e ndjera”, ka qenë kjo deklarata e gazetares Klodiana Lala në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gazetarja Lala tregon 2 momentet e para, ku policia ka drejtuar dyshimet tek bashkëshorti i Bedrie Lokës: Fshehja e telefonit dhe alibia e gatshme për vdekjen e gruas së tij. Klodiana Lala: Ajo që ka lënë dyshimet e para nga policia, kanë qenë 2 momente, së pari, bashkëshorti kishte fshehur telefonin e tij dhe nuk e dorëzonte në polici, e ka përdorur dhe djali i mitur. Me atë telefon,...