Emocionet e 22 dhjetorit janë ende të forta për Drita Zirin, bukuroshen e parë shqiptare që u kurorëzua Miss Earth 2023. 18-vjeçarja rrëfen rrugëtimin e saj në Vietnam që u finalizua me kurorëzimin mes 84 konkurrenteve nga e gjithë bota.
Drita u kualifikua në katërshen më të mirë përpara se të ndodhej në një ‘duel’ me Miss Filipinet. Ajo thotë në “Rudina” në Tv Klan se nuk e priste aspak një arritje të tillë. Më herët, gjatë programit ajo u shpreh: “Nuk kisha shumë pritshmëri, u mundova ta mbaja veten sa më me këmbë në tokë që në fund edhe sikur mos të merrja një çmim që unë e doja, mos të zhgënjehesha, por rrugëtimi ishte pak i vështirë dua të them”.
Drita Ziri: Mund të them që ajo ishte një vajzë shumë e përgatitur. Dihet që vendet aziatike janë shuëm të përgatitura për eventet e bukurisë, ato janë gjithmonë në të paktën “top 20”, “top 10” të eventeve ndërkombëtare të bukurisë prandaj isha pak… nuk dua të them e frikësuar, por i kisha menduar të dyja mundësitë që edhe ajo mund ta fitojë, por e meriton totalisht. Unë isha e gëzuar që isha në “top” katërshe, në momentin që emri im u thirr në top katërshe isha diku jam shumë mirë tani, shumë faleminderit, ishte një eksperiencë e mrekullueshme.
Drita shton se e vetmja pritshmëri ishte kualifikimi për në “top 20” pas sfilatës me kostumin nacional dhe bikini. Kostumi i saj rezultoi një sukses i vërtetë.
Drita Ziri: Doli në top 12 kostumet më të kërkuara nga publiku./tvklan.al