“Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i arrestuar i Bedrie Lokës që ka hapur faqen false në TikTok ku bullizohej e ndjera”, ka qenë kjo deklarata e gazetares Klodiana Lala në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetarja Lala tregon 2 momentet e para, ku policia ka drejtuar dyshimet tek bashkëshorti i Bedrie Lokës: Fshehja e telefonit dhe alibia e gatshme për vdekjen e gruas së tij.

Klodiana Lala: Ajo që ka lënë dyshimet e para nga policia, kanë qenë 2 momente, së pari, bashkëshorti kishte fshehur telefonin e tij dhe nuk e dorëzonte në polici, e ka përdorur dhe djali i mitur. Me atë telefon, djali e thotë se herë pas here, i bënte video mamit dhe babit dhe ja dërgonte motrës dhe i thoshte se si mund të zgjidhej. Momenti i dytë, ai ka pasur një alibi të gatshme, çka do të thotë se vetë policia tashmë dyshon se është bashkëshorti i arrestuar që e ka hapur këtë faqe në TikTok sepse e ka pasur alibi. Akoma nuk është e provuar. Denoncimi i Bedrie Lokes është pa autor. Bashkëshorti thotë mes të tjerash në referimin e parë në polici “ka pasur anth dhe stres për shkak të TikTokut, unë ja kam falur këtë gjë”. Nuk është vetëm kjo video, por janë dhjetëra video të tjera ku dëshmohet dhuna sistematike.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala shprehet se Bedrie Loke kishte kërkuar ndihmë kudo, gjë të cilën nuk e kishte gjetur fatkeqësisht në asnjë institucion.

Klodiana Lala: Problemi është se kam parë në mënyrë fyese dhe denigruese që edhe familja e Xhemal Lokës, tentonte të fyente kujtimin e viktimës së ndjerë. Pashë vjehrrën e të ndjerës që thoshte se “ajo ka vjedhur lekët e djalit tim e të tjera më radhë” dhe është e pajustifikueshme dhe nga vetë ne mediat që japim mundësinë për këtë gjë. Denigrohej në mënyrë të tmerrshme, fotoja e saj ishte në çdo rrjet social të mundshëm. Kishte klithur për ndihmë në çdo institucion të pazonjat për ta ndihmuar. Në momentin që ajo zonjë kërkonte ndihmë, askush nuk u gjet aty, të gjithë qanin hallin se si do të ndahej ajo shtëpia 2-katëshe./tvklan.al