I jepet lamtumira Gert Bogdanit, të majtë e të djathtë e vlerësojnë si politikan model
Shtator 19, 2024
Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga kjo jetë mesditën e të mërkurës, si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare. Politika u bë bashkë përtej ngjyrave partiake gjatë homazheve të zhvilluara në hollin e parlamentit, që hapi dyert që prej orës 10 të paradites, duke e nderuar në një ceremoni zyrtare. Në homazhe nuk munguan krerët më të lartë të shtetit. Për Presidentin e Republikës, Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu me vlera të jashtëzakonshme morale e politike. “Një njeri me vlerë të...