15 drejtues dhe ish-drejtues policie kanë kandiduar për të qenë në krye të uniformave blu, post i lënë vakant pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
Lista me emrat e të interesuarve është publikuar nga Ministria e Brendshme, pak orë pas mbylljes së afatit 7 ditor për dorëzimin e aplikimit për postin e rëndësishëm.
Mes emrave në garë, janë drejtues aktual të disa departamenteve në Policinë e Shtetit si dhe drejtor të disa prej drejtorive vendore në qarqe.
Me shpalljen e listës zyrtare të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, tashmë procesi hyn në një tjetër fazë, atë të vlerësimit të secilit prej garuesve nga komisioni i posaçëm, i krijuar nga ministri i Brendshëm.
Ky proces duhet të përfundojë brenda 10 ditëve dhe në fund komisioni, në përbërje të së cilit janë 3 anëtarë pritet të bëjë vlerësimin me pikë të secilit prej kandidatëve në garë.
Më pas emri i njërit prej kandidatëve i klasifikuar mes më të mirëve, do të përzgjidhet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha brenda 48 orëve për t’iu propozuar kryeministrit.
Lista me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
- Adriatik Tafçiu – Shef sektori, Policia e Shtetit
- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
- Ardian Çipa – Drejtor Policie në Gjirokastër
- Gentjan Shehaj – Drejtor i Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë
- Hajrulla Xhivini – Ish-drejtues policie
- Ibrahim Disha – Ish-drejtues policie
- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol Tirana
- Ilir Proda – Drejtor Policie në Elbasan
- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol Tirana
- Neritan Nallbati – Drejtor i Policisë Kriminale
- Pëllumb Seferi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit
- Rebani Jaupi – Drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit
- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë
- Shemsi Prençi – Ish-drejtues policie
- Skënder Hita – Drejtor Policie në Durrës
Tv Klan