Kriza me mbeturina në shtetet e Ballkanit
Nëntor 18, 2024
Deponi të stërmbushura, mbeturina të përziera dhe ndotje e tokës dhe e ujit nga hedhjet ilegale, janë imazhe të shpeshta në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Larg standardeve të BE-së, këto tri shtete të Ballkanit Perëndimor, në një raport të organizatës ndërkombëtare, Lloyd’s Register Foundation, me seli në Londër, u listuan ndër dhjetë vendet e para në botë ku mbeturinat nuk ndahen në burim. 📍 Obiliq, Kosovë Sa herë del në fund të oborrit, Sërxhan Milliç përballet me pamjen e një deponie gjigante të mbeturinave, së cilës ia ndien erën para se ta shohë.“S’di si të të them, jetojmë këtu sepse...