“Vetëm gjykata e korrigjon”, si u bë djali vajzë nga gjendja civile
Janar 5, 2024
Edmond Valteri, denoncon në “Stop” Gjendjen Civile Durrës, në lagjen 17, ku Ersi Valteri i datëlindjes 06.02.2023, sipas skedës së materninetit figuron mashkull, por gjendja civile e ka regjistruar femër. Babai, Edmondi, e vuri re këtë problem, kur çoi djalin në çerdhe. Për 8 muaj ai as që e kishte vënë re që djali ishte regjistruar si femër, madje as në pasaportë, ku rezulton i njejti gabim. Edmond Valteri: Më ka lindur një djalë, më datë 06.02.2023. Në skedën e maternitetit është shkruar mashkull, siç është në të vërtetë, ndërsa punonjëset e gjendjes civile e kanë bërë femër. Gazetarja: Në...