E ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, jo vetëm ka performuar live në program, por ka treguar edhe projektet e reja për 2024-ën.

Ajo shprehet që këtë vit ka planifikuar një bashkëpunim dhe një këngë të re.


Rudina Magjistari: Çfarë ke planifikuar për 2024-ën? Cilat janë planet e tua profesionale?

Orgesa Zaimi: Këtë vit kam planifikuar një bashkëpunim, që shpresoj shumë të realizohet. Sepse besoj, ka ardhur momenti që të kem një bashkëpunim, mundësisht me artist mashkull. Sepse duhet, shkon shumë bukur. Kam në plan që përsëri të bëj një këngë të re, kështu që shpresojmë që, me energji të mira, me shëndet dhe me të gjitha mundësitë domethënë. Edhe zëri ishalla na mban. /tvklan.al