Në pjesën e fundit të emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Kejsi Shkreta, rekrutuese talentesh në një zyrë avokatie në New York, për të treguar historinë e saj të suksesit.

Ëndrrën amerikane, ajo e ka manifestuar që 5 vjeç dhe ka foto që e dëshmojnë këtë gjë. Ajo iku në Amerikë sapo mbushi 18 vjeç, ku përfundoi me sukses dy shkolla në New York, pa pasur asnjë mbështetje.

Gjatë programit, Kejsi Shkreta tregoi gjithashtu që dëshira për të shkuar në Amerikë i lindi kur pa për herë të parë filmin “Titanic”. Ajo u shpreh që Leonardo DiCaprio ishte fiksimi i saj i parë, e madje i dërgonte edhe letra kur ishte e vogël.


Kejsi Shkreta: Unë e kuptova të vërtetën time që në moshën 5 vjeçare. Ku pata një “butterfly effect” (është ideja që gjërat e vogla në jetën tënde, mund të kenë një efekt akoma më të madh në të ardhmen), kur pashë për herë të parë filmin “Titanic”, i cili pati një influencë shumë të madhe tek unë dhe më bëri që të lind dëshira ime për të shkuar në Amerikë.

Rudina Magjistari: Pse, çfarë të ngacmoi tek filmi “Titanic” që të bëri të lindte dëshira për të shkuar në Amerikë? Cili moment i filmit? Apo mos ishte Leonardo DiCaprio (duke qeshur)?

Kejsi Shkreta: Ai ishte vërtetë “crush”-i (fiksimi) im i parë edhe unë i shkruaja letra kur isha e vogël, Leonardo DiCaprio-s.

Rudina Magjistari: Vërtet? I ramë në shenjë. Shumë e bukur kjo.

Kejsi Shkreta: Edhe më pas mora vesh që këto letra nuk po shkonin asnjëherë në Amerikë. Dhe një ditë, prindërit dhe familja, më thanë që “ai ndodhet atje dhe në qoftë se do ta takosh duhet të shkosh vetë sepse…”

Rudina Magjistari: Po letrat përse nuk shkonin në Amerikë?

Kejsi Shkreta: Nuk e di pse.

Rudina Magjistari: Ndoshta s’ka qenë adresa e saktë?

Kejsi Shkreta: Ndoshta s’kishin adresën ose ndoshta nuk dinin si ta bënin, por në atë kohë ishin disa kartolina që ishin me “Titanic” edhe me pamjet e ndryshme dhe unë vizatoja zemrën blu dhe i shkruaja që “unë jam Kejsi, ti më pëlqen shumë”.

Rudina Magjistari: Si adoleshentët në çdo brez them unë. /tvklan.al