Arsenal armësh dhe municione me fishekë janë sekuestruar në një stan në qytetin e Lushnjes në lagjen “Savër”.

Gjatë kontrolleve policia zbuloi një automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive dhe 2 radio dore marrëse-dhënëse.

Pronari i stanit, Marjan H. 44 vjeç është shpallur në kërkim nga policia. Uniformat blu kishin marrë informacion për arsenalin e armëve që mbahej i fshehur në këtë stan. /tvklan.al