Një konflikt për motive të dobëta ka rrezikuar të kthehej në një vrasje në Durrës. Ngjarja e rëndë është parandaluar nga Policia, e cila vuri në pranga 3 persona.
Të arrestuarit dyshohet se pas një konflikti banal kanë kanosur me armë zjarri një 44-vjeçar në zonën e plazhit.
U desh ndërhyrja e policisë që kjo zënkë të shuhej e të arrestoheshin 3 agresorët, një prej të cilëve rezultoi i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Pas prangosjes, policia u gjeti atyre 3 armë zjarri, kallashnikovë dhe pistoleta, municion luftarak, 1 makinë të blinduar si dhe radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Drejtorisë së Policisë Durrës.
Të gjitha sendet e sekuestruara janë çuar për ekzaminime në Policinë Shkencore për të parë nëse armët e sekuestruara janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Gjithashtu verifikime po kryhen dhe për radion që iu gjet një prej të arrestuarve, për të mësuar arsyen e përdorimit të saj prej tij.
U ARRESTUAN
Bajram Roçi
Bekim Çera
Ylli Murati
Tv Klan