Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe kanë vënë në pranga 24-vjeçarin me iniciale M.N.
Në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte i riu në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra qytetarë dhe automjete. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al