Një 33-vjeçar i identifikuar si Akil Qeleposhi, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi prej dy vitesh ishte në kërkim për një dënim prej 2 vitesh të caktuar në mungesë për armëmbajtje pa leje.
I riu me origjinë nga Bajram Curri, u kap në shtetin gjerman pas lokalizimit nga Interpol Tirana. Në 2020-ën, atij iu gjetën në lokal në një lokal në qytetin e tij të lindjes, një pistoletë, kallashnikov dhe municion luftarak që nga verifikimet rezultuan se i përkasin atij.
Pas ekstradimit nga Interpol Tirana, 33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve.
Tv Klan