Të gjithë pronarët që kanë marrë në përdorim Rafinerinë ARMO kanë deklaruar se kanë investuar qindra miliona euro në përmirësimin e teknologjisë, siç parashikohej edhe në marrëveshje. Por në fakt kjo nuk ka ndodhur.
Ish-drejtori i rafinerisë së përpunimit të naftës në uzinën e Ballshit, Nako Petro, aktualisht specialist i Naftës dhe Gazit në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial thotë se 400 milionë eurot e deklaruara si investime nuk shihen gjëkundi dhe sot gjendja e Rafinerisë ARMO është e mjerueshme.
Nako Petro:
Thuhet që janë bërë 400 milionë. Unë kam shkuar në rafineri, ku janë këto 400 milionë euro investime? Me 400 milionë euro blen një rafineri të re.
Mungesa e investimeve ka bërë që rafineria të degradoja nga ana teknologjike.
Nako Petro:
“ Rafineria po bën 40 vjet dhe nuk janë ndërtuar pajisjet kryesore, me përjashtim të katër kamerave të koksit, disa investimeve që janë bërë në ftohëset e benzinës të impiantit të distilimit atmosferik; investime të tjera serioze që të kenë të bëjnë me punën afatgjatë të rafinerisë nuk janë bërë, është e papranueshme që furra e hidrogjenit të punojë me tuba të salduara. Blloku dytë i hidropastrimit është jashtë pune.
Teknologjia e vjetër sipas specialistëve ka rritur edhe kostot në rafineri.
“
Rafineria ka humbje teknologjike shumë të lart. Nafta bruto shkonte në rafineri me makina dhe produktet i bie 2.2 mln ton naftë do lëvizte në territori me makina, kosto dhe rrezik për komunitetin. Edhe për rafinerinë kjo koha e lëvizjes ka nisur pas vitit 2005 që bëhet ky lloj transporti. Infrastruktura e furnizimit me lëndë të parë të rafinerisë me tuba deri 2007 ishte i shkatërruar dhe filloi me makina.
Në kushtet kur rafineria është në prag të privatizimit nga një tjetër kompani specialistët thonë së duhen investitorë seriozë dhe vëmendje nga ana e shtetit pasi nuk është zgjidhje dhënia me qira.
“Duhet të jetë investim strategjik e jo njerëz që zotërojnë kapitale e që s’kanë eksperiencë në fushën e përpunim të naftës. Kjo rafineri është në dorën e bankave, s’besoj se ka eksperiencë në botë që rafineria të jepet me qira, duke e pas me qira nuk është e jotja, vetëm kur është e jotja bën investime dhe e ardhmja e qeverise. Dhënia me qira jo garanci për sigurinë teknike. Çdo njeri vete atje për të fituar dhe ai që shkon duhet t’i bëjë mirë llogaritë sepse mbajtja në punë e një rafinerie nuk është lojë”.
Petro thotë se cilësia e naftës që del nga ajo Rafineri është në përputhje me standardet europiane.
Klan Plus