Punëtoret nuk kanë çfarë të ekzekutojnë, asetet janë shitur
Vetëm gjatë periudhës 6 mujore gusht 2015 deri në janar 2016 shoqëria ARMO ka krijuar një borxh për pagat e punëtorëve prej 5.7 milion eurove.
Sipas një raporti të ministrisë së Energjisë, në këtë periudhë në borderotë e rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit numëroheshin 1,170 punëtorë, kontrata e punës së të cilëve ishte lidhur me kompaninë ARMO, e cila kishte dhënë me qira te firma TPD uzinën e Fierit dhe te Deveron Oil rafinerinë Ballshit.
“Një kontratë është për qiradhënien e gjithë aktivitetit dhe aseteve në pronësi të ARMO sh.a. bashkë me fuqinë punëtore në këmbim të një pagese prej 75 USD/ton naftë e përpunuar. ARMO sh.a. ka detyrim pagesën e pagave, energjisë, ujit dhe tatimet e lidhura me pronën që ajo zotëron”, shkruhet në raportin e MIE
Një pjesë e mirë e punëtorëve nuk kanë marrë ende pagat e kësaj periudhë, janë 505 vendime gjykatash për ekzekutimin e këtij fondi.
Punëtorët po ashtu pretendojnë edhe pagat e papaguara nga kompania IRTC Oil që ka patur deri në fund të vitit 2017 menaxhimin e rafinerisë së Ballshit, nuk ka paguar 5 muaj paga, ndërsa braktisi rafinerinë duke lënë një mal me borxhe si te punëtorët dhe 25 milion dollarë në tatime dhe taksa.
Por cila duhet të jetë zgjidhja për problemin e pagave të punëtorëve? A duhet të mbajë përgjegjësi shteti?
Në bazë të Kodit të Punës dhe atij të Procedurës Civile, kompensimin për pagat e vitit 2015-2016 duhet ta bëjë shoqëria ARMO, e cila ka patur kontratat e punës me naftëtarët dhe për vitin 2017 kompnesimin duhet ta bëjë IRTC Oil, e cila kishte lidhru kontrata provizore me punëtorët.
Gjatë shitjes në ankand të aseteve të ARMO-s në vitin 2017 të uzinës së Ballshit një banke të nivelit të dytë dhe në 2018-n rafinerisë së Fierit për llogari të Albpetrol, ARMO ekziston si emër në letra, por pa patur asete në administrim të cilat mund të bllokohen dhe ekzekutohen.
Tv Klan