Rita Ora ngre temperaturat në këto ditë të ftohta teksa shijon pushimet nën rezet e diellit në Zelandën e Re.
Në fotot e postuara në “Instagram” ekspozohej trupi i saj i puqur nga rrezet e diellit. E veshur me bikini në ngjyrë të verdhë neoni, këngëtarja me origjinë shqiptare dukej më në formë se kurrë.

E duket se ditët e saj buzë detit i zbukuroi më shumë dhe një lajm i mirë, pasi këngëtares 34-vjeçare i janë shtuar në llogarinë e saj bankare më shumë se 5 milionë paund.
Edhe pse aktivitet e saj në muzikë kanë rënë disi në qetësi, kjo nuk e pengon yllin e muzikës që të shumëfishojë pasurinë e saj.






Rita Ora po i shijon në maksimum pushimet e saj në brigjet e Zelandës së Re, ku dhe është bërë më shumë aktive në rrjetet sociale. Me flokët e kapura, pa make-up dhe e veshur me një set sportiv ajo ndau me ndjekësit pak nga rutina e saj e mëngjes në palestër./tvklan.al