Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner shijuan një takim romantik mbrëmjen e së mërkurës. Paparacët i kanë fotografuar ata duke dalë nga “Chiltern Firehouse” rreth orës 2 të mëngjesit.

Dua Lipa mbante në gisht unazën e saj të fejesës, me diamantin madhështor  e punuar në flori 18 karatë. Ajo kishte veshur pantallona klasike në ngjyrë të zezë, këpucë në lëkurë gjarpri të kombinuara bukur me xhaketën prej lëkure në ngjyrë “burgundy”.

Në dorë këngëtarja me origjinë shqiptare mbante në dorë një çantë në ngjyrë të zezë nga marka luksoze franceze “Chanel”. Ndërkohë i fejuari i saj duket se nuk kishte luajtur shumë me ngjyrat, ai kishte veshur një xhaketë dhe një palë pantallona në ngjyrë blu, të kombinuara me një bluzë të zezë.

Çifti kohët e fundit ka “ndezur” rrjetin teksa u filmuan duke kërcyer nën Kullën Eifel gjatë një “arratisjeje” romantike në Paris.  Dua dhe Callum  “nxitën” për herë të parë thashethemet për romancë në Janar 2024, kur të dy morën pjesë në një festë pasuese të Masters Of The Air në Londër./tvklan.al