”Po sikur Rita Ora të këndojë në gjuhën e saj amtare?”, ka qenë kjo pyetja të cilës ylli i muzikës i është përgjigjur duke thënë: Ide e mirë, qëndroni të përditësuar.

Pyetja i është drejtuar nga një fans i saj që administron një faqe në “Instagram” kushtuar yllit. Ky postim shoqërohet nga një video ku duket një artiste, e cila këndon mjaft bukur në Gjuhën Shqipe këngën e Rita Orës “Anywhere”.

Kjo video duket se ka marrë pëlqimin e këngëtares shqiptare, e cila nuk ka hezituar ta publikojë atë në rrjetin e saj social.

Madje, përgjigjia e yllit ka lënë vend për të menduar se shumë shpejt mund të kemi një surprizë nga Rita Ora: Një këngë shqip kënduar nga ajo.

Epo kjo nuk do të jetë çudi pasi yli i muzikës me karrierë shumë të suksesshme botërore flet gjithmonë me shumë krenari për rrënjët e saj./tvklan.al