Lajmi i ndarjes nga jeta së Liam Payne ka tronditur thellë edhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën. Ajo ka qenë një prej mikeshave e bashkëpunëtoreve të tij dhe për artisten kjo ngjarje nuk është aspak e lehtë.
Rita ka ndarë disa foto të shkrepura gjatë momenteve në studio, xhirimeve apo takimeve të tyre, shoqëruar me një dedikim të ndjerë për miqësinë me Liam.
“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të butë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të, ishte thjesht shumë gëzim që të ishe pranë tij brenda e jashtë skenës. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. I dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia familjes dhe të dashurve të tij. Kënga jonë ‘For You’ merr tërësisht një kuptim të ri për mua tani. U prehsh në paqe”, shkruan Rita.
“For You” ishte bashkëpunimi i tyre i realizuar për “Fifty Shades Freed”, filmi i tretë i trilogjisë “Fifty Shades of Gray”./tvklan.al