Gjykata e Posaçme i komunikon masën e sigurisë, ai mohon akuzën
Avokati Lavdosh Shehu është përballur me Gjykatën gjatë seancës për verifikim të masës së sigurisë. Togat e zeza kanë dëgjuar argumentet e palëve. Prokuroria thekson në dosjen hetimore se në bazë të kallëzimit të bërë nga nëna e Fatos Hysenit dhe materialeve të marra nga emisioni investigativ Stop në Tv Klan, krijohet dyshimi i arsyeshëm së Shehu ka konsumur elementë të veprës penale ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Po ashtu ka marrë në cilësinë e provës materiale disa dokumente nga zyra e avokatit të cilat do të analizohen me detaje nga hetuesit. SPAK i ka kërkuar gjykatës që të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg të dhënë në mungesë.
Ndërsa mbrojtja ka argumentuar se avokati nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se duhet që t’i caktohet një masë më e butë sigurie. Një tjetër argument sipas tyre ka të bëje me faktin që avokati nuk përbën rrezik të largohet jashtë vendit apo të prishë provat. Por gjykata vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.
Sipas prokurorisë Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro nga familje e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte transferimin e dënimit të Hysenit nga Italia në vendin tonë. Lavdosh Shehu i kishte siguruar familjarët se kishte njohjet e duhura në Ministrinë e Drejtësisë. Prokuroria thekson se avokati u kishte marrë atyre fillimisht një shumë prej 5 mijë eurosh në vitin 2020 ndërsa pjesën tjetër do ta merrte kur të kryente punën.
Por duke qenë se asgjë nuk kishte ndodhur deri më tani, familjarët e të dënuarit kishin kërkuar ndihmën e emisioni Stop në Tv Klan dhe më pas kanë vënë në lëvizje SPAK. Brenda 10 ditësh avokati do të vijojë betejën në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Klan News