Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.
Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 Tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni, duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Klan News