Një 59-vjeçar me iniciale P.Z. nga Fieri është arrestuar në Kavajë si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në muajt Korrik dhe Gusht.
Vjedhjet për të cilat akuzohet:
-më datë 22.08.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ka vjedhur 2 celularë;
-më datë 22.08.2024, në Golem, ka vjedhur sende personale, në një automjet;
-më datë 22.08.2024, në fshatin Synej, ka tentuar të vjedhë në një banesë;
-më datë 25.07.2024, në Kavajë, ka vjedhur në një banesë.
59-vjeçari ishte në kërkim edhe nga Policia e Lushnjes për të njëjtën vepër penale, pasi dyshohet se më datë 10 Maj 2024 ka vjedhur në një automjet, dokumente dhe një shumë Eurosh.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 59-vjeçari.
/tvklan.al