Policia e Filipineve ka arrestuar ish-Presidentin Rodrigo Duterte pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër-arresti ndërkombëtar duke e akuzuar atë për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë “luftës së tij kundër drogës”.

79-vjeçari u arrestua menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Manilës nga Hong Kongu të martën.

Në një video të shpërndarë nga vajza e tij, të bërë në ambientet e aeroportit, ish-Presidenti vuri në dyshim bazën ligjore të urdhër-arrestit të tij, duke theksuar gjatë ushtrimit të detyrave të tija shtetërore nuk ka kryer asnjë mëkat.

Pak orë pas ndalimit një avion që mbante ish-Presidentin e Filipineve u ngrit nga Manila për të udhëtuar drejt Holandës ku dhe do të gjykohet.

Arrestimi i ish-Presidentit dhe dërgimi i tij në Gjykatën e Hagës u prit me entuziazëm nga dhjetëra të rinj në aeroport, të cilët panë avionin të largohej me ish-presidentin të largohej nga Filipinet.

Duterte ishte President i Filipineve nga viti 2016 deri në 2022 dhe gjatë presidencës së tij dyshohet se gjatë fushatës kundër drogës janë vrarë pa gjyq nga policia ose vrasës të panjohur më shumë se 6 persona.

Tv Klan