Prej natës së të hënës, protestat anti-qeveritare në Serbi kanë bllokuar hyrjet në televizionin shtetëror në Beograd dhe atë të Vojvodinës në Novi Sad.

Protesta u shoqërua pa incidente, me përjashtim të lëndimit të një polici në momentin kur u tentua të lirohej hyrja e selisë së RTS-së në Beograd.

Protesta vijoi edhe këtë të martë në një tubim 24-orësh. Ajo është në pjesë e protestave masive të nisura 4 muaj më parë pas pas tragjedisë së Novi Sadit, ku nga shembja e një pjese të stacionit të saporindërtuar të trenit humbën jetën 15 persona. Prej asaj kohe, studentët por edhe mbështetës të partive opozitare protestojnë për dorëheqjen e presidentit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të reja në vend, pasi akuzojnë shumicën e Aleksandër Vuçiçit për përgjegjësi në këtë ngjarje si të përfshirë në afera korruptive.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar disa nga kushtet e protestuesve, por jo të japë dorëheqjen, një kërkesë prej të cilës ai i akuzon pjesëmarrësit në protesta se janë vënë në shërbim të vendeve të huaja që kanë interesat e tyre në Serbi.

Tv Klan