Kur nuk ka mbetur shumë nga publikimi i listës së futbollistëve që Sylvinho do të grumbullojë për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën, Mario Mitaj është kthyer në stërvitje me Al Ittihad.

Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte prej më shumë se 1 muaji, ndërsa pritet të jetë në fushë në takimin e së enjtes në kampionatin arab ku do të shikohet edhe forma e tij.

Kjo rrit shpresën që Mitaj të jetë i gatshëm edhe për Kuqezinjtë. Në dilemë mbetet Ardian Ismajli, i cili nuk luan me Empoli prej 26 Shkurtit.

Jashtë prej kohësh është Elseid Hysaj, duke qenë një problem për mbrojtjen.

Armando Broja është kthyer në stërvitje prej ditësh me Everton, por për trajnerin David Moyes do të jetë gati pas ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.

Kombëtarja pritet të nisë përgatitjet javën e ardhshme për të luajtur më 21 mars ndaj Anglisë në Londër dhe pas 3 ditësh me Andorrën në Tiranë.

Këto takime që hapin kualifikueset e Botërorit 2026 do t’i ndiqni si zakonisht në TV Klan.

Tv Klan