Rrjeti social TikTok do të mbyllet në datën 13 Mars në Shqipëri. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u ka kërkuar kompanive të internetit që të marrin masat e nevojshme për ndalimin e aksesit në këtë aplikacion.
Të gjitha kompanitë duhet paraqesin brenda 13 Marsit konfirmim me shkrim në AKEP për bllokimin e IP-ve dhe domaineve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Qeveria vendosi mbylljen e rrjetit social për një vit në vendin tonë, vendim ky i nxitur nga vrasja e 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli në Tiranë.
Tv Klan