Rigels Rajku, i njohur ndryshe dhe si Noizy është arrestuar nga policia. Reperi i njohur u ndalua në Kune të Shëngjinit teksa po shkonte për të kënduar në një klub nate. Prangosja e 37-vjeçarit u bë për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga policia e Kosovës. Bashkë me Noizy-n u ndalua edhe 32-vjecari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax. Ata akuzohen nga policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupor.
Noizy, bashkë me Arkimed Lushajn i cili njihet si Stresi dhe grupin e tij dyshohet se kanë rrahur më 2 gusht në Pejë personazhin e rrjeteve sociale, Muhamet Isenin, i njohur si Medi. Ky i fundit ka publikuar një video nga përplasja fizike. Sherri dyshohet se ka nisur pas përplasje në rrjetin social Tik-Tok të Medit ndaj reperit Noizy.
Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. 37-vjeçari akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të lëndimit të rëndë trupor.
Përpara arrestimit, reperi bëri edhe një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen që akuzohet. Ai pretendon se nuk ka lidhje më këtë ngjarje dhe se nuk ishte arratisur.
Noizy shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë pasi e cilëson veten “viktimë të kallëzimit të rremë” dhe çështjen është duke e ndjekur me avokatët e tij.
Klan News