SHBA – Arrestimi i një senatoreje demokrate nga Minesota prish balancat dhe prishet të vështirësojë vendimmarrjen e Senatit amerikan.
Senatorja e Minesotës Nikol Miçëll u arrestua në qytetin e Detroit Lejksit. Policia e gjeti 49-vjeçaren në një banesë ku ishte thirrur për një rast vjedhjeje. Hetuesit nuk dhanë më shumë detaje për mediat, përveçse thanë se senatorja është ndër të dyshuarit kryesorë.
Në senatin amerikan, shumica ka 51 senatorë. Demokratët mbështeten nga 3 senatorë të pavarur në vendimmarrjen e administratës Biden, ndërsa vetë grupi i tyre ka 48 anëtarë. 49 nga 100 senatorë janë republikanë.
Me pezullimin e një demokrateje për shkak të arrestimit, shumica ka një senator më pak, ndërsa miratimi i ligjeve nga Senati bëhet edhe më i vështirë pasi 3 të pavarurit nuk kanë detyrime për të qenë në të njejtën linjë me grupin demokrat.
Arrestimi megjithatë, mund të mos ketë ndikim në votimin e sotëm të Senatit të ndihmës 95 miliardë Dollarëshe për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, për të cilën është gjetur dakordësi mes dy palëve, pas miratimit në Dhomën e Ulët të shtunën.
Tv Klan