Interi ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e djathtë, Denzel Dumfries.
Holandezi ishte futur në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit dhe rrezikonte të largohej në verë si futbollist i lirë.
Megjithatë drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë nxitur dhe kanë mbyllur akordin për të zgjatur bashkëpunimin. Dumfries do të rinovojë kontratën deri në verën e vitit 2028.
28-vjeçari ka pasur ulje-ngritje të shumta me skuadrën e Inzaghi-t, por drejtuesit janë të bindur se ai është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për këtë arsye i kanë ofruar rinovimin.
Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme, kur Dumfries të hedhë firmën në kontratë. /tvklan.al