Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e para eli9minatore të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Tekniku kuqezi, ka përzgjedhur 26 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë, siç janë mesfushorët Juljan Shehu i Widzew Lodz dhe Etnik Brruti i Malishevës.
Mungesa e madhe në mbrojtje është Mario Mitaj, ndërsa rikthehet për krahun e majtë, Naser Aliji. Lajmi i mirë është edhe rikthimi i Armando Brojës, i cili duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimim.
Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 Mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 Mars, në orën 20:45.
Takimi i dytë është më 24 Mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45. Të gjitha ndeshjet e Kombëtares, mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
LISTA:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

/tvklan.al