Atalanta triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Sturm Graz, në sfidën e raundit të shtatë në Champions League.
Golat e shënuar nga Retegui, Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini, i dhanë triumfin italianëve. Kjo fitore e ngjit Atalantën në vendin e tretë me 14 pikë.
Monaco në sfidën tjetër fitoi minimalisht ndaj Aston Villa-s. Goli i shënuar nga Singo në minutën e 8-të, i dha 3 pikë të arta francezëve.
Monaco mban vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Aston Villa mban vendin e shtatë me 13 pikë. /tvklan.al