Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.
Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu bëhet e ditur se konkretisht janë shpallur në kërkim 24-vjeçari D. M., 24-vjeçari F. K., dhe 30-vjeçari E. K., të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj zbulon detajet e reja nga kjo ngjarje, ku burime nga policia bëjnë me dije se njëri nga të shpallurit në kërkim Enedjon. K ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë Fabion.K e Dejvi.M janë autorët që qëlluan me armë.
Dy autorët lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar lëviznin me Land Rover. Dy 24-vjeçarët e shpallur në kërkim Dejvi.M dhe Fabion.K rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me ngarkesa penale.
Deri më tani policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike, që mund të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.
Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.
Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
/tvklan.al