Mbërrin atmosfera e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë Jill Biden zbuloi dekorin për festat e fundvitit.

Ajo falenderoi vullnetarët nga i gjithë vendi që ndihmuan në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë. Si pjesë e nismës së saj për të mbështetur familjet e ushtarëve, Zonja e Parë ftoi familjet e Gardës Kombëtare që të jenë anëtarët e parë të publikut që të përjetojnë magjinë e festave.

Ndërsa Biden përgatitet të largohet si president muajin e ardhshëm, Jill shprehu mirënjohjen e saj që kishte qenë Zonja e Parë e SHBA.

“Ka qenë nderi i jetës sonë të shërbejmë si familja juaj e parë. Qoftë i bekuar kombi ynë me paqe dhe dritë në këtë sezon festash. Gëzuar Krishtlindjet, festa të lumtura, ju duam të gjithëve. Faleminderit,” tha Jill Biden.

Ka 83 pemë të Krishtlindjeve që zbukurojnë Shtëpinë e Bardhë, më shumë se 28,000 zbukurime dhe rreth 165,000 drita. Gjatë sezonit të festave rreth 100,000 njerëz vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.

Klan News