Simboli i Krishtlindjeve, vendi ku lindi Jezu Krishti është ngritur për herë të parë edhe në qendër të qytetit të Lezhës, duke sjellë dritë gëzimi, harmonie dhe shprese.
Hapja dhe bekimi i Betlehemit u bë nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhë, Imzot Otavio Vitale, ku të pranishëm ishin edhe qytetarë të shumtë, të cilët iu gëzuan kësaj atmosfere të krijuar.
Ipeshkvi thotë se Krishtlindja është një festë mjaft e rëndësishme për të treguar dhe harmoninë mes njëri-tjetrit.
Organizimet e ndryshme dhe atmosfera e krijuar në prag të festave të fundvitit në Lezhë po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, duke i dhënë më shumë gjallëri mbrëmjeve në këto ditë Dhjetori.
Tv Klan