Gjatë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentin Joe Biden.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ndërsa Presidenti Biden nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.
Është Rama që ka shpërndarë foton e përbashkët mes tyre në rrjetet sociale duke e shoqëruar me përshkrimin “Fotoja e ditës”.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku ka marrë pjesë në sesionin e 79 të asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri shqiptar pati takime të shumta me homologë si dhe mori edhe në një takim me liderët e rajonit, i organizuar nga Shefi i Diplomacisë Europiane në largim, Josep Borrell. Po ashtu ai ka takuar edhe komunitetin shqiptar atje./tvklan.al