Në stadiumin “Weambley” gjithçka është gati për finalen e Champions, me fansat që kanë mbushur qytetin.
Stadiumi ‘Wembley’ është mbuluar me ngjyrat e Ligës së Kampionëve në prag të finales së madhe.
Pavarësisht rrugës që tifozët marrin, gjithnjë është i pranishëm një baner me ngjyrat e Real Madridit apo i Borusia Dortmundit, ndërsa atmosfera festive ndihet përreth impantit dhe në Londrën qendrore.
Me mijëra fansa kanë mbërritur në kryeqytetin britanik.
‘Los Blancos’ kanë si synim që të fitojnë një tjetër trofe, me klubin që ka bërë historinë në Ligën e Kampioneve me 14 tituj të fituar, si asnjë ekip tjetër.
Synimi është që të fitojnë 6 trofe në një dekadë dhe të përsërisin dominimin e Realit në nisje të kompeticionit, kur gjatë kohës kur luante Alfredo di Stefano ata fituan pesë edicionet e para nga viti 1956 dhe një tjetër në 1966.
Por te Borusia Dortmundi nuk i kanë frikë rivalët. Verdhezinjtë e kanë ngritur vetëm një herë Champions në 1997.
Në 2013 u mundën nga Bajern Mynihu në finale, e vijnë pas një sezoni zhgënjyes në Bundesligë.
Por gjatë rrugëtimi të tyre për në Uembli ata eliminuan Atletiko Madridin dhe PSG.
Klan News