Fati i Sergio Conceiçao si trajner i Milan është rrezikuar së tepërmi pas eliminimit nga Champions. Zhgënjimi në Europë, ka bërë që drejtues të klubit Kuqezi t’i japin ultimatum të qartë trajnerit të tyre: ose vendi i katërt në kampionat, që do të thotë pjesëmarrje në Champions, ose do të shkarkohet.

Fakti që ka vetëm një vend në dispozicion për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm e komplikon edhe më shumë situatën e trajnerit. Tashmë pritet që skuadra e tij të garojë pikë për pikë deri në fund të sezonit. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi të mbështetur edhe nga matematika, pretendime kanë edhe Lazio Fiorentina dhe Bolonja.

Nga ana tjetër në mediat italiane shkruhet se mes Conceiçao dhe Pulisic ka patur debate të forta aq sa lojtari ka kërkuar të largohet nga skuadra. Me shpërndarjen e këtij lajmi në media, në rrjetet sociale të Milan u publikua një deklaratë e futbollistit amerikan që përgënjeshtron gjithçka duke premtuar besnikëri ndaj klubit dhe marrëdhënie të mira me trajnerin.

Për ta bërë skenarin edhe më të tensionuar edhe problemet fizike të evidentuara në këto orë nga Kyle Walker, në rrezik për ndeshjen e Serie A kundër Torinos.

Tv Klan