Sikur të mos mjaftonte ecuria negative e rezultateve, te Manchester United i tremben dhe humbjeve financiare. “Djajtë e kuq” po përjetojnë një formë të dobët, pasi kanë pësuar 3 humbje deri më tani në kampionat dhe gjenden në vendin e 12-të që për momentin është epoka më e keqe në Premier League.
Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dërgoi në mbi 254 milionë Euro që nuk u depozituan si bonuse nga UEFA, por edhe faktorë të tjerë. Ndërkaq, në rast se nuk kualifikohen as në sezonin aktual, atëherë kjo shifër do të rritet sërish.
Mediat britanike raportojnë se sponsori kryesor i klubit, do të aplikojë një klauzolë ndëshkuese prej 10 milionë Euro që do të zbatohet për çdo sezon të ardhshëm që ata nuk janë në Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu, një sezon tjetër jashtë Champions League do të nënkuptonte një dhimbje koke të re për klubin kur bëhet fjalë për përmbushjen e rregulloreve të “Fair Play Financiar” të UEFA-s dhe Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë së Premier League.
Skuadra angleze ka shpenzuar jo pak për të firmosur me futbollistë të rinj në sezonet e fundit, kulmuar me rreth 200 milionë Euro investim në merkaton e kësaj vere.
Klan News