Masat anti-Covid kanë detyruar autoritetet të marrin vendimin e menjëhershëm


Vendimi për mbylljen 5 ditore të Melburnit ka ndikuar direkt dhe në ndeshjet e Australian Open që po zhvillohen aktualisht në këtë qytet. Organizatorët kanë vendosur që duelet të luhen me prezencë tifozësh, por urdhëri është urdhër dhe duhet të zbatohet.

Tifozët lënë shkallët e stadiumit sapo urdhëri hyn në fuqi, duke lënë në mes ndeshjen mes numrit 1 të botës, Novak Djokovic dhe Taylor Fritz.

Episod sa i çuditshëm aq edhe me një mesazh të qartë për respektimin e rregullave nga pjesa tjetër e qytetarëve. Pandemia e Covid-19 po ndikon direkt në jetën tonë prej muajsh tashmë dhe një gjë të tillë po e bën dhe në sport.

Tifozët pritet të kthehen në impiantet e tenisit më 18 shkurt.

Klan News