Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me tension. Sfida më zjarrtë e kampionatit shqiptar, do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku nuk kanë munguar përplasjet.
Pas futjes së tifozëve të Tiranës në stadium, kishte një përplasje në distancë me ata të Partizanit.
Përveç fyerjeve, kishte edhe goditje me flakadanë nga të dyja anët. Duhej ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën dhe për të mos e lejuar atë të agravonte edhe më tej.
Derbi Partizani-Tirana ishte planifikuar të niste në orën 13:30, por u shty me 30 minuta, për shkak të mbërritjes me vonesë të skuadrës bardheblu në stadium. /tvklan.al