Ndryshe nga BE, mbyll kufijtë me të gjithë Ballkanin
Austria ndalon të gjitha fluturimet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të shtimit të rasteve të infektimeve me koronavirus. Vendimi prek fluturimet esenciale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.
Vendimi vlen edhe për serbët dhe malazezët, për të cilët këtë të mërkurë hiqen kufizimet e udhëtimeve në kushtet e pandemisë për hapësirën Shengen, siç vendosën javën e kaluar ambasadorët e vendeve të unionit.
“Në disa vende të Ballkanit Perëndimor situata është përkeqësuar. Ndaj dua të njoftoj sot këtu vendosjen e nivelit 6 të alarmit për udhëtimet për të 6 vendet e rajonit”.
Shtetasit që duan të hyjnë në territorin austriak duhet të izolohen në karantinë për 14 ditë, ose të paraqesin rezultatet e analizave të kryera ditët e fundit, për të vërtetuar se nuk janë të infektuar nga Covid-19.
Me vendosjen e nivelit 6 të alarmit, që është edhe më i larti, qeveria austriake u bën thirrje shtetasve të saj të mos udhëtojnë drejt Ballkanit Perëndimor. Ndërsa atyre që ndodhen aktualisht në këto shtete u bëhet thirrje të largohen.
Tv Klan