Dyzet e pesë persona kanë humbur jetën në Afrikën e Jugut pasi autobusi me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe ra nga ura e përfundoi në luginë. E vetmja e mbijetuar është një vajzë 8-vjeçare, e cila është dërguar në spital me plagë të rënda.
Autobusi mori flakë kur u përplas në tokë në provincën verilindore Limpopo të Afrikës. Operacionet e shpëtimit vazhduan vonë në mbrëmjen e së enjtes, ndërkohë që autoritetet thonë se trupat e disa prej viktimave është e vështirë që të gjenden mes mbeturinave.
Ministrja e Transportit Sindisiwe Chikunga, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, shprehu ngushëllimet e saj për familjet e prekura nga përplasja tragjike e autobusit”. Ajo tha se qeveria e Afrikës së Jugut do të zhvillojë një hetim të plotë për shkakun e rrëzimit.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ju gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne vazhdojmë të nxisim ngarje të përgjegjshme në çdo kohë me vigjilencë të shtuar pasi më shumë njerëz po udhëtojnë në rrugët tona në këtë fundjavë të Pashkëve.”
Nëpërmjet një deklarate të bërë më herët. Presidenti Cyril Ramaphosa u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë çmos për ta bërë këtë një Pashkë të sigurt./tvklan.al