Ylli i muzikës pop, Tyla, magjepsi fansat gjatë koncerteve të saj në Afrikën e Jugut javën e kaluar.
Këngëtarja 22-vjeçare, kënga hit “Water” e së cilës fitoi çmimin Grammy për performancën më të mirë muzikore në vitin 2024 u prit me entuziazëm nga fansat.
“Unë mendoj se ajo është ambasadorja e Afrikës së Jugut në botë. Ajo me të vërtetë është dhe për muzikën afrikano-jugore dhe ndërkombëtare.”
Ish-mësuesit e shkollës së mesme të Tyla-s në Johanesburg kujtuan talentin e saj të jashtëzakonshëm në aktivitetet jashtëshkollore, duke vënë në dukje rritjen e saj përgjatë viteve në fushën e muzikës.
“Si mësuese jam e lumtur që Tyla u tregoi të gjithëve se çfarë mund të arrish kur fokusohesh shumë tek profesioni yt, nëse punon shumë dhe ke besim. Qielli është limit dhe përtej.”
Për shkak të kërkesës së lartë dhe zhurmës së mediave sociale rreth performancave të saj, organizatorët kanë shtuar një koncert shtesë në turneun e Tyla-s i cili pritet të mbahet më 18 Janar të vitit të ardhshëm.
Klan News