Një autobus ka dalë nga rruga duke u marrë jetën 18 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në verilindje të Tajlandës.

Mësohet në autobusin 2 katësh udhëtonin rreth 50 persona të cilët ishin duke u kthyer nga një festë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në provincën Nakhon Ratchasima të Tajlandë.

“Janë 18 njerëz të vrarë, nga këto 12 gra dhe 6 burra”

, tha Suthep Ruenthawil, shefi i njësisë për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, në provincën Nakhon Ratchasima.

Ai shtoi se 28 njerëz po marrin trajtim për lëndime.

Suthep tha se shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe automjeti ishte duke shkuar drejt greminës,  por u përplas me një pemë të madhe.

/tvklan.al