Një aksident me vdekje është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në lagjen nr.17 të Durrësit, në rrugën “Vllazërimi”.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, 22-vjeçari me iniciale D.H. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me një trajler të parkuar.
Si pasojë e aksidentit, shoferi 22-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit./tvklan.al