Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i rrëzoi rekursin, ka reaguar vetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ai shprehet jo i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Ndër të tjera thekson se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Srasburgut.

“Unë do të luftoj e do ta kërkoj të drejtën deri në fund. Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit”, shkruan Salianji.