Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë nesër një tjetër vizitë zyrtare në Bruksel. Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit dhe njoftohet që Hoti do të zhvillojë disa takime.

Kreu i qeverisë në Kosovë do të bisedojë me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 10 shtator 2020, do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian”, njoftohet nga kryeministria.

Hoti vetëm pak ditë më parë ishte në Bruksel dhe zhvilloi takime të nivelit të lartë për vijimin e dialogut me Serbinë./tvklan.al