Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në mbledhjen e përbashkët me qeverinë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

“Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, është faktor përçarës për të, armikja më e madhe e tij është Lista Serbe. Ai po përpiqet t’i kontrollojë gjithë të tjerët të komunitetit serb, njerëzit tanë, mirëpo nuk ka kontroll aty, prandaj Lista Serbe është armikja e saj.”

Ai ka kërkuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç të marrë masa dhe të informojë ndërkombëtarët për këtë situatë.

Presidenti serb mbajti këtë qëndrim teksa Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Kurtit, dhe Lista Serbe janë duke vazhduar betejën ligjore para zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë.

KQZ në Kosovë nuk e regjistroi në zgjedhje Listën Serbe, ndërsa Paneli i Ankesave Zgjedhore e shfuqizoi këtë vendim duke i hapur rrugë pjesëmarres në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por partia e kryeministrit Kurti ankimoi këtë vendim të Panelit në Gjykatën Supreme.

Sakaq ndërkombëtarët kanë kritikuar veprimet apo vendimet për mospjesëmarrjen në zgjedhje të Listës Serbe, duke e cilësuar si minim të procesit zgjedhor.

Tv Klan