Dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën pas rënies së një avioni në Rusi. Tragjedia ndodhi në qytetin juglindor të Ulan-Udesë, teksa avioni ishte gjatë uljes. Viktimat janë dy pilotë të avionit të vogël tip Antonov-24.

Mjeti fluturues u përfshi nga flakët, pasi u përplas gjatë uljes me një impiant të përpunimit të ujërave të zeza. Pilotët humbën kontrollin në rrethana ende të paqarta. Ekipet e emergjencës shpëtuan 43 persona që ndodheshin në bordin e avionit.

Tv Klan