Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë në jetë fëmijën e shtatë të kryeministrit së Mbretërisë së Bashkuar. Çifti shkoi në një spital qendror të Londrës në orën 7:40 të mëngjesit të sotëm.

Në një deklaratë, një zëdhënëse e çiftit tha: “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër më herët sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”

Çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të dytë së bashku në fund të korrikut, pasi 33-vjeçarja aktiviste mjedisore dhe ish-drejtoresha e komunikimit për Konservatorët foli për një abort spontan në fillim të vitit 2021./tvklan.al